Description
Kohë që lëviz në të përkundërtën e rrjedhës së vet, kishte me qenë një përcaktim në përgjithësi dhe i përafërt i fundshtatorit 1943 fundnëntorit 1944, për disa prej personazheve të romanit “Mbyllur për pushime”, që lëvizin në qerthullin e ngjarjeve të ndodhura në Tiranën e atëhershme dhe mëpërtej…
Kohë lufte, a më saktë fundi i kohës me luftë, është për ta jo fillimi, por fundi i paqes që njeriu dëshiron në jetë… Autori merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura. Përplot janë aty shembujt që mund të ilustrojnë kontekstet e palumtura apo të gabuara.