Kush jemi

Botimet Tona

Krahas letërsisë moderne në prozë e në poezi, studimeve gjuhësore edhe sprovave publicistike të autorëve të njohur të këtij fillimshekulli, kemi përzgjedhur dhe publikuar veprat më të mira letrare, kryesisht të shkrimtarëve dhe studiuesve katolikë të shekullit të kaluar, shumicës prej të cilëve u qenë ndërprerë kontaktet me lexuesin, për shkak të dënimit dhe ndalimit të tyre nga regjimi komunist në Shqipëri. Botimet historike të autorëve të huaj, të cilët e kanë njohur Shqipërinë dhe kanë shkruar për të në shekullin e kaluar, janë gjithashtu objekt i veprimtarisë sonë botuese.

Së shpejti do të jetë e mundur të zgjidhni dhe të porositni botimet që dëshironi.