Kush jemi

Rreth Nesh

Enti Botues “Gjergj Fishta”, më vonë "Botime Fishta", është themeluar në vitin 1993 në qytetin e Lezhës, si shtëpi botuese dhe shtypshkronjë.

Përzgjodhi të emërtohej me emrin e poetit, shkrimtarit, publicistit dhe intelektualit e veprimtarit më të shquar të traditës shqiptare, akademikut françeskan Gjergj Fishta dhe, që nga ajo kohë edhe profili i editorisë së këtij Enti ka qenë dhe vazhdon të jetë botimi dhe ribotimi, kryesisht i letërsisë së traditës kombëtare.

Është përzgjedhur dhe publikuar vepra më e mirë letrare, kryesisht e shkrimtarëve dhe studiuesve katolikë të shekullit të kaluar, shumicës prej të cilëve u qenë ndërprerë kontaktet me lexuesin për shkak të dënimit dhe ndalimit të tyre nga regjimi i kaluar në Shqipëri.

Përzgjedhja e botimi i veprave më të spikatura të albanalogjisë është gjithashtu njëri prej drejtimeve parësore të editorisë sonë. Sikurse ka qenë, zgjedhje e jona, ribotimi i veprave historike dhe të fushës së albanalogjisë të autorëve të huaj, që e kanë njohur Shqipërinë dhe kanë shkruar për të. Ato janë gjithashtu objekt në vijimësi i veprimtarisë sonë botuese, bashkërenduar me botime të autorëve të spikatur të letërsisë së sotme shqipe dhe asaj të huaj.