Tregimet e tranzicionit

800 L

Autor: Stefan Çapaliku

Nr. i faqeve: 184


Category

Description

Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që do doja t’i kisha gjatë rrugës. 

Në to rri një njeri i brishtë, ëndrrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz, dhe lumturisht i gënjyer. 

Është një njeri i dalë nga një sistem i tmerrshëm, që e kish mësuar të fliste ulët, dhe që i kishte dhënë si dhuratë të fundit një koleksion frikërash sot e kësaj dite të paindentifikuara nga ana e tij.      

Është njeriu i gjendur papritmas brenda një lirie të pamatë dhe absurde, ku mund të bëje çdo gjë dhe nuk ia dilje të bëje asgjë. 

Është edhe njeriu që njihet me lirinë fluturimthi, në udhëtim. 

Është ai që do të europianizohet me çdo kusht. Me një plastikë të brendshme jashtëzakonisht të zhvilluar. Njeriu që po pëlcet t’a eksteriorizojë qënien e vet.

Është aktori me një plan të dytë si tallaz deti, me një monolog të brendshëm shumë dinamik dhe me një aparencë të ngathët dhe dembele.

Është njeriu që përballon dy tranzicione njëherësh, atë biologjik dhe atë politik.

Është njeriu që ka shkëmbyer rrugën më të mirë me rrugën më të shkurtër për të shkuar në Europë.

Është njeriu i prerë në besë, i zhgënjyer, i fyer dhe i rrahur në thelbin e vet ekzistencial.

Është djaloshi i therur në bark, gjatë një zënke idiote në një tavernë në cep të rrugicës, që vrapon, duke mbajtur zorrët në duar.

Është ai që nuk do të vdesë, edhe pse askush nuk e pret te dera e spitalit.

Kontakto

Mail:  info@botimetfishta.com

Phone:  +355 682095022

ADRESA

Bulevardi Gjergj Fishta

Lezhë, Albania

Politika e Privatësisë • Politika e Cookies


Privacy Preference Center

× Si mund t'ju ndihmojmë?