Hebreu i fundit – Shkëlqim Hajno

1,200 L

Autori: Shkëlqim Hajno

Titulli: Heberu i fundit

Fq. 394

ISBN 9789928805034


Description

“Me portrete në skulpturë ngjajnë personazhet që gjallojnë në librin e ri të shkrimtarit të njohur Shkëlqim Hajno.
Dhe duket se nuk i ka zgjedhur autori personazhet, por e kanë zgjedhur vet personazhet autorin e tyre. I kanë dalë përballë, kanë marrë vëmendjen e tij, kanë fituar zemrën e tij dhe autori i ka portretizuar duke i gdhendur, duke iu dhënë atyre jetë të përjetshme- disa me pamje e tipare të plota, disa në profil, disa në hije të sfondeve të gjithfarshme të jetës dhe të historisë shqiptare, gjithmonë e tronditur dhe asnjëherë e qetë, asnjëherë e paqësuar.
Janë të gjithë fate të trazuara njerëzore të cilët i kanë rrëmbyer dallgët e jetës dhe i kanë hedhur pa mëshirë nëpër relievet e ashpra të jetës shqiptare. Në novelat dhe në 27 tregimet që përbëjnë librin e ri të Shkëlqim Hajnos “Hebreu i fundit” në qendër janë personazhe pozitive, të gjithë të ndeshur me të papriturat e panumërta, paudhësitë, pabesitë, ligësitë, dramat, tragjeditë aq të pamunguara në jetën e individëve të një populli sa dhe në jetën e vetë popullit të cilin e përbëjnë këta individë. Sekush prej tyre mund të kishte pasur fat më të mirë nëse do të ishte lakuar dhe do të ishte përshtatur me furtunat gjithfarëshe dhe të mos zgjdhnin të përballeshin me to….” (Skënder Buçpapaj)

Kontakto

Mail:  info@botimetfishta.com

Phone:  +355 682095022

ADRESA

Bulevardi Gjergj Fishta

Lezhë, Albania

Politika e Privatësisë • Politika e Cookies


Privacy Preference Center

× Si mund t'ju ndihmojmë?