Description
Një autor postmodern në një Shqipëri postkomuniste, Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatrin e tij. Ndërkaq romanet e tij në përgjithësi nuk ndjekin linjën narrative të një personazhi të caktuar. Rrëfimi i tij më tepër rigrupon skenat e vendosura përballë, që kanë kuptim për veten e tyre dhe për historinë, së cilës i japin koherencë. Ta ndjekësh veprën e Çapalikut në tërë shumëllojshmërinë e saj, zbulon një tjetër paradoks: për një artist, ndonjëherë është mjaft stimuluese qe jeton në një vend, ku realiteti mundet në çdo moment të ngjajë i pabesueshëm, për të mos thënë te shndërrohet në makth.