Description
Studimet e kërkimet për artin e Gjergj Fishtës, që prej një shekulli, kanë krijuar atë që sot në përpjekjet për njohjen e veprës së plotë, quhet Fishtologji, siç jemi mësuar të flasim për shekspirologji, gëtologji,… e pak terma të tjerë karakterizues të figurave si këta.
Dr. Tonin Çobani, pasi ka rrëmuar prej 25 vjetësh në trashëgiminë aq të gjerë të Poetit (me shkrime në shtypin periodik, kumte dhe ligjërata në Konferenca Shkencore brenda e jashtë vendit), ka bindjen se një kërkim pothuajse shterues, u takon “Fillimeve letrare” të Gj. Fishtës.