Description
Një studim i përimtë rreth historisë së krijimit të varrezave publike në Europë, që vijon e ndalet në zanafillën e varrezave të Rr’majit në Shkodër, e njëkohshme me ata të qyteteve të mëdha të Europës. Me fakte e ndodhí që rrëfehen për herë të parë. Pastaj vjen një antologji me poezi e prozë të zgjedhur që kanë për motiv vdekjen, të autorëve nga veriu i Shqipërisë. Dhe në fund dy epitafe: Epitaf mbi varrin e Benignos (Alberti – Ipeshkëv i Shkodrës dhe Epitaf mbi varrin e Hil Mosit).