Description
“Duhet lexuar ky libër për të kuptuar përpjekjet dhe dilemat që shenjojnë fizionominë e intelektualit dhe shoqërisë shqiptare të tranzicionit, të atij intelektuali, që betejën e tij e bën çdo ditë, duke tejkaluar paragjykimet e të jetuarit dhe punuarit në “provincë”. Frano Kulli nga Lezha shkruan për opinion kombëtar, nga aty e përthyen universalen në raport me përmasen lokale dhe lokalen e nxjerr nga “banaliteti i së përditshmes”, duke u shfaqur shpesh e më shpesh në organin kryesor të shtypit shqiptar tek gazeta “Panorama”! E bën këtë me kurajo, me insistim, me stil të “imponuar” nga “mësuesit” e tij, të cilët i boton e riboton prej mëse dy dekadash, me dashuri për kulturen si punëtor i saj, me zellin e reporterit si një gazetar me përvojë, si një “zadrimor i butë”, që nuk mbyllet në shtëpi pa e thënë të vetën në fund të ditës, atë që ne e lexojmë në mëngjes.”
Agron Gjermarkaj
(shkëputur nga parathënia e librit)