Studime etnologjike të Shqipërisë s’epërme

800 L

Autor: D. Ernesto Cozzi

Nr. i faqeve: 212


Description

Vepra, e përkthyer nga Willy Kamsi, është një përmbledhje në gjuhën shqipe të studimeve dhe gjurmimeve në lëmin e etnologjisë shqiptare të Imzot Ernesto Cozzi-t, njëri nga albanologët e shquar, por që për shumë arsye, jo aq sa duhet i njohur.

Ernesto Cozzi, ashtu si shumica e albanologëve, ishte i huaj italo-austriak nga Trentoja. Ai u lind më 6 korrik 1870 dhe vdiq 23 mars 1926. E deshi Shqipërinë aq fort, saqë trupi do gjente prehje vetëm këtu. Ndonëse vdiq dhe u varros në Bari, u zhvarros dhe u rivarros në Shkodër, më 29 maj 1926, i nderuar, jo vetëm nga populli, por edhe nga përfaqësues të shtetit dhe të trupit diplomatik …

Me nuhatjen e një studiuesi të mirëfilltë, gjithnjë duke u bazuar vetëm në burime tregimtare ai arriti të klasifikojë materialin e grumbulluar për një periudhë pesëvjeçare (1909-1914) dhe të na japë shtatë vepra, të cilat u botuan në revistat shkencore të fushës: “Anthropos”, “Revue d’ethnographie et de sociologie”, “Studi albanesi”, që publikoheshin në Vienë, Paris dhe Romë. Pjesë të veprave u botuan edhe në revistën “Përparimi” të Etërve jezuitë.

 

Kontakto

Mail:  info@botimetfishta.com

Phone:  +355 682095022

ADRESA

Bulevardi Gjergj Fishta

Lezhë, Albania

Politika e Privatësisë • Politika e Cookies


Privacy Preference Center

× Si mund t'ju ndihmojmë?