Secili çmendet simbas mënyrës së vet – I

800 L

Autor: Stefan Çapaliku

Nr. i faqeve: 192


Category

Description

Romani i zhvillon ngjarjet, në qytetin e Shkodrës… Qyteti – ekstrat i rezistencës mbarëqytetare në Shqipërinë e kohës së (kolerës) dikaturës. Personazhet që lëvizin nëpër ngjarje, por që edhe i parathonë e projektojnë ato, janë aso qytetarësh, arkëtipe gangull të një qytetërimi bashkëkohës. Ato vetë përbëjnë sfidën e çmendisë së kohës…

Prof. Kolë Ashta gjuhtari e Prof. Gjon Shllaku helenisti, që së bashku me zojush Netat (gratë që ishin mësuese) e tyne vijnë në orët ma të vona në shtëpinë-kinema, ku është ajo kosherja magjike (televizori), për me knaq sadopak shijet e tyre oksidentale. Përtej bunkerit të madh ku ata, posaçe ndiheshin të ndrymë.

Frederik Rreshpja-poeti, liriku i mrekullueshëm, që…qendiste në gjergjef (?) nën hijen e pemës në oborr… Tefë Palushi (karikaturisti) bartësi emblematik i barcaletave – sfida më inteligjente e kohës së çmendur… Zef Zorba, poeti… Neta kojshije, që i kishte kërkuar autorit, tashti student që t’i gjente një fjalor frëngjisht-shqip. E donte për Pjerinin (Pjetër Arbnorin), vëllain, që ishte në burg.

Kontakto

Mail:  info@botimetfishta.com

Phone:  +355 682095022

ADRESA

Bulevardi Gjergj Fishta

Lezhë, Albania

Politika e Privatësisë • Politika e Cookies


Privacy Preference Center

× Si mund t'ju ndihmojmë?