Description
Janë kujtime vetjake të piktorit të shquar të historisë së artit shqiptar, Simon Rrota (1887-1961), shënime që datojnë në fillim të shekullit XX e deri në vitet ’60 të atij shekulli. Shënime të mbajtura “për vedi”, pa menduar se do ta shohin ndonjëherë driten e botimit janë një pasqyrë autentike dhe e sinqertë e jetës së këtij qyteti, parë nëpërmjet përjetimeve të njërit prej intelektualëve më të shquar të kohës, laureuar në Akademinë e Arteve të bukura BRERA të Milanos.